Epoka “Duka”, ja si ka ndryshuar skema e Superiores ndër vite (Lista e plotë)

Nëse i hedhim një sy dhe bëjmë një vëzhgim të skemës së Kategorisë Superiore ndër vite në epokën “Duka”, do të shohim që ka ndryshuar disa herë.

ABISSNET SUPERIORE

 

Presidenti aktual i FSHF-së, i cili erdhi në krye të institucionit të futbollit në 2002-shin, e gjeti kampionatin me një skemë prej 14 skuadrash dhe kjo u ndryshua menjëherë, pasi në sezonin 2003- 2004 kampionati kombëtar kaloi me 10 skuadra.

Kjo skemë u zbatua për 3 vite, pasi në sezonin 2006- 2007 në Superiore u luajt me 12 ekipe, u shtuan dy dhe kampionati zhvillohej me 3 faza, 33 ndeshje në total.

Në 2007-2008, sërish u luajt me 12 ekipe, por tani nga kategoria binin 2 skuadra direkt dhe 2 të tjera do të luanin “play out”. Njësoj vazhduan edhe tri sezonet pasardhëse: 2008-2009, 2009-2010 dhe 2010- 2011.

Ndryshimi do të vinte sërish në sezonin 2011-2012, kur në Superiore skema ishte e tillë: 14 skuadra garonin, dy prej tyre binin direkt një kategori më poshtë ndërsa tri të tjera, vendi 12, 13, 14 luanin “play out”.

Një vit më vonë u hoq “play out”- i dhe zbrisnin 4 ekipe direkt. Ndërsa mbaroi sezoni në 2013-2014 u kalua në skemën me 12 skuadra dhe që nga sezoni 2014-2015 dhe deri tani Superiorja është zhvilluar me 10 ekipe.

Ndryshimi i fundit ishte ai i sezonit 2019-‘20, kur nga dy skuadra që zbrisnin direkt, u shtua edhe një tjetër që do të kalonte në “play out”.

LISTA E NDRYSHIMEVE:

45245

Arena e Lajmit


Epoka “Duka”, ja si ka ndryshuar skema e Superiores ndër vite (Lista e plotë)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook