Futbollisti brazilian i Everton, Riçarlison ka qenë protagonist i një festimi aspak të zakonshëm me golin e shënuar në ndeshjen e sotme ndaj Çelsit.
Sulmuesi pas realizimit të golit të avantazhit në minutat shtesë të pjesës së parë festoi duke i hedhur mbrapsht tifozëve një tymuese që gjendej në fushë.
Pas këtij veprimi nga ana e 24-vjeçarit pritet të shihet nëse do të ketë ndëshkimi ndaj tij nga ana e Federatës Angleze të Futbollit.
Arena e Lajmit