Grimieri e braktisi në momentin e fundit, këngëtarja e njohur përgatitet e vetme para shfaqjes në ‘Met Gala 2022’

Këngëtarja e njohur Gwen Stefani e cila këtë vit ishte pjesë e Met Gala 2022, rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me fustanin ngjyrë neoni të Vera Wang. Ajo ka zbuluar në një intervistë për Vogue se u detyrua të bëjë grimin e saj vetë.

Sipas artistes, grimieri i saj nuk mundi të vinte dot dhe për fat të mirë Gwen kishte pasur me vete make up-et e duhura për të krijuar një look të denjë për eventin e rëndësishëm.

Këngëtarja u shpreh se ishte vetë një artiste grimi teksa ishte ulur dhe kishte nisur të lyhej.

“Unë isha vetë artiste grimi”, thotë aJo. “I thashë vetes ‘ulu dhe bëj grimin, Gwen Stefani’. Për fat, kisha marrë me vete kompletin e make up-eve të mija”.

Grimieri e braktisi në momentin e fundit, këngëtarja e njohur përgatitet e vetme para shfaqjes në ‘Met Gala 2022’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook