Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Elbasan, ku një 52-vjeçare i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit ka tronditur jo vetëm të afërmit, për shkak se gruaja ishte dhunuar nga bashkëshorti dhe familjarët e tij.
Emisioni “Me zemër të hapur” i gazetares Evis Ahmeti solli sot në News24 dëshminë e motrës së viktimës, e cila pohon dhe njëherë se 52-vjeçarja dhunohej dhe episode të dhunës kishin ndodhur dhe ditët e fundit.
Fatbardha Likrama ka shkuar të hënën te motra dhe ka kërkuar ndihmë për dhunën. Ajo ka gjetur motrën dhe bashkëshortin e saj dhe ka kërkuar ndihmë pasi ka qenë shumë e tensionuar psikologjikisht. Atë natë ka qëndruar në banesën e motrës. Bashkëshorti i saj i ka kërkuar që të shkojë në polici për të bërë denoncim.
Ditën e nesërme është telefonuar policia nga kunati i Fatbardhës dhe i është kallëzuar situata. Policia i ka kërkuar që të shkojë Fatbardha në komisariat. Pas denoncimit në orën 1 të natës është kthyer sërish në banesën e saj.
“Kur erdhi të hënën motra ime i dhashë bukë se ishte pa ngrënë. Më tha nëse nuk do më mbash në shtëpi, unë do vras veten, nuk kthehem më e gjallë. Edhe dje çuni më kërcënoi kur motra ime vrau veten. Më tha mbaje mend mirë çfarë do të bëj ty dhe burrit tënd, policia ishte prezente. Më mallkoi, më kërcënoi, i thashë policisë.
Ti ke për të vdek para kohe, vdeksh i kishte thënë burri. Më iku motra nga duart, policia nuk bëri asgjë. Ju kërkoj ndihmë juve, vetëm emisioni juaj e zgjidh.
Atij duhet t’i ishin vënë hekurat. Motra ime me gjak në polici, ai rrinte aty”, tha motra e viktimës.