![policia-2-627x450-1 Policia](https://www.arenaelajmit.com/wp-content/uploads/2022/05/policia-2-627x450-1.jpg)
Policia e Tiranës i ka vënë prangat një të riu, pasi përmes mashtrimit kishte mundur t’u merrte disa qytetarëve shuma parash nga 800 apo 1000 euro.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim E. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, sepse me anë të mashtrimit ka përvetësuar shuma parash nga 800-1000 euro, nga shtetas të ndryshëm”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.