MOTO GP ka dhuruar sërish emocione të shumta, kësaj radhe në Çmimin e Madh të Spanjës, me Françesko Banjajan që ja doli të triumfonte mbi kampion në fuqi, Fabio Kuartararo.
Italjani arriti sukesin e parë të këtij vitin dhe të pestin në karrierë, ku nuk e lëshoi kreun që nga kthesa e parë e garës, e deri në atë të fundit.
Një garë e ndezur u bë edhe për vendin e tretë, ku Aleiks Espargaro arriti të siguronte podiumin në një sfidë me Mark Markez dhe Xhek Miller.
Kuartararo vazhdon të jetë i pari në renditjen e përgjithshme të pilotëve, i cili ndiqet nga Aleiks Espargaro.
Arena e Lajmit