“Sot rëndësi kishte vetëm fitorja”, Alegri komenton suksesin ndaj Venecias: Numri 10 i ri? Mendoj për…

Masimiliano Alegri ka komentuar fitoren e Juventusit ndaj Venecias me rezultatin 2-1.

ALEGRI

Trajneri i “Zonjës” është ndalur te rëndësia e këtij suksesi ku ka theksuar objektivin për një vend në Champions.

I pyetur nga gazetarët italiani ka dhënë edhe mendimin e tij lidhur më lojtarin që duhet të mbajë fanellën me numër 10 pas largimit të Dibalës.

“Sot rëndësi kishte vetëm të fitonim dhe ja dolëm, një tre-pikësh i rëndësishëm për garën e Championsit.

Jam i lumtur për Bonuçin, i meritonte 2 golat.

Numri i ri 10? Mendoj se do ta marri një nga lojtarët që do të rikthehen nga dëmtimi.

Kieza dhe Mekeni duken dy kandidatë të mirë.”, u shpreh Alegri.

Arena e Lajmit


“Sot rëndësi kishte vetëm fitorja”, Alegri komenton suksesin ndaj Venecias: Numri 10 i ri? Mendoj për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook