Të gjithë e kritikonin, ish-drejtuesi i Romës e Interit tregon gjestin e jashtëzakonshëm të Raiolës: Telefonoje gruan time dhe…

Ndarja e nga jeta e Mino Raiolës ka sjellë në pah përsëri jetën e një personazhi kontrovers, i cili shpeshherë kritikohej për mënyrën se si menaxhonte lojtarët, duke u bërë klubeve kërkesa shumë të ekzagjeruara. Por përtej anës së biznesmenit, Raiola kishte edhe një anë bujare, siç e ka zbuluar drejtori i Salernitanës, Valter Sabatini.

RAIOLA 1

Ish-drejtuesi i njohur i Lacios, Romës e Interit, ka zbuluar nëpërmjet një postimi të publikuar nga klubi i tij aktual, Salernitana, se si Raiola i kishte qëndruar afër në një moment shumë të vështirë. Sabatini, një duhanpirës gjatë gjithë jetës së tij, kishte pasur vështirësi të mëdha dhe në vitin 2018 u tërhoq përkohësisht nga bota e sportit pas një problemi të rëndë në mushkëri. Edhe pse Sabatini dhe Raiola shpesh ishin përplasur edhe publikisht në këndvështrimet e tyre gjatë negociatave për lojtarë, menaxheri i kishte ofruar që ta ndihmonte në këtë moment të vështirë.

sadasdasdasd

“Mino, nuk do të më kishte dhënë kurrë mundësinë për ta bërë një gjë të tillë kur ishe gjallë, do të kishe polemizuar si zakonisht.

Jemi zënë mjaftueshëm Mino, por nuk mund të harroj se në momentin në të cilin isha i sëmurë rëndë, telefonoje gruan time dhe i ofroje që të më dërgoje në SHBA me shpenzimet e tua. Një gjest bujarie të jashtëzakonshme, jo i kërkuar dhe i heshtur. Faleminderit Mino:”, ishte mesazhi që klubi i Salernitanës shpërndau pas vdekjes së menaxherit të njohur.

1651405444_137025_1651406877_sumario_normal

Arena e Lajmit


Të gjithë e kritikonin, ish-drejtuesi i Romës e Interit tregon gjestin e jashtëzakonshëm të Raiolës: Telefonoje gruan time dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook