VIDEO/ 1 vit e 3 muaj pa shënuar, futbollisti shqiptar lë pas krahëve momentin e vështirë dhe tund rrjetën në Francë

Shqiptari i Kosovës, Arbër Zeneli, ka lënë pas krahëve dëmtimin që e mbajti larg fushave të blerta për një kohë të gjatë dhe është rikthyer protagonist në Francë, aty ku aktivizohet me skuadrën e Reims.

Zeneli

27- vjeçari ishte protagonist me gol ditën e sotme, në sfidën që skuadra e tij fitoi me rezultatin 1-2 ndaj Lorient. Hera e fundit që Zeneli kishte shënuar në kampionat ishte 13 shkurti i vitit 2021 në përballjen ndaj Lens, teksa “agjërimi” i gjatë për shkak edhe të dëmtimit mori fund sot.

Lëndimet e shumta i kanë kushtëzuar karrierën dhe kjo shihet qartë edhe e statistikat e tij. Për sa i përket golit të sotëm, anësori i Kosovës shfrytëzoi një pasim në zonë në minutën e 17, duke e dërguar topin më pas prapa shpinës së portierit kundërshtar.

Arena e Lajmit


VIDEO/ 1 vit e 3 muaj pa shënuar, futbollisti shqiptar lë pas krahëve momentin e vështirë dhe tund rrjetën në Francë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook