Vizita e zyrtarëve të DASH një ditë para Kuvendit të 30 prillit, Berisha: Loja me kukulla s’është serioze, e majta shqiptare dhe e SHBA-së nuk…

Berisha (2)

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka folur për Kuvendin e 30 prillit, por edhe të gjithë hapat që priten të ndodhë me PD në vazhdim.

Ai argumentoi se në Kuvend dhe Këshillin Kombëtar, me ndryshimet e reja statutore, janë të ftuar të gjithë deputetët e PD.

Mosprezencën e shumicës prej tyre, ai e cilësoi si vendim personal, ndërsa shtoi se beson se të gjithë deputetët do i bashkohen shumicës.

“Deputetët janë anëtar të Këshillit Kombëtar. Unë i garantoj ata që çdo votë e anëtarëve të Këshillit Kombëtar për kryesi, etj etj, do të tregohet para kamerave njëlloj si votat e Kuvendit. Transparenca është absolute. Kështu që mendoj se kanë shumë arsye për të kandiduar. Do të ketë një proces më transparent që ka njohur ndonjëherë kjo seli. Të gjithë ato që munguan, munguan vetë. Kishin vendet e tyre në Kuvend. Ky ishte një vendim i tyre. Jo i instancave të PD. E them edhe njëherë, në një forcë politike që votojnë 40 mijë anëtarë aktiv, në çdo vend është forcë e bashkimit dhe proporcioneve të mëdha. Nuk ka njeri në botë që mund të thotë që këto 40 mijë vetë nuk përfaqësojnë shumicën e PD. Asnjë s’e thotë këtë. Nëse unë si deputet apo si aktivist vlerësohem në raport me anëtarësinë, 40 mijë anëtarë janë shumica e të gjithë shumicave. Vendi i deputetëve është tek shumica. Secili më pas bën zgjedhjen e vet. Unë jam i bindur që deputetët do të bëjnë zgjedhjen e vet. Aplikacioni është eksperimental. Jemi në proces të digjitalizimit. Një listë e vitit 2019 është 115 mijë anëtarë. Në këtë listë gjeni me dhjetëra e dhjetëra jo anëtarë të PS, por edhe komisionerë të PS. Ka një listë të vitit 2021, me 75 mijë anëtarë, edhe ajo e pasaktë. Është lista e referendumit me 40 e ca mijë, ajo është e saktë. Komisioni e përdori aplikacionin me efikasitet, por s’ishte ajo baza. Ka një korpus aktiv. Ka një korpus pak më indiferent”, tha Berisha.

Berisha foli edhe për vizitën e anëtarëve të DASH me disa nga politikanët shqiptarë një ditë para se të mbahej Kuvendi i thërritur prej tij. Ai preferoi të ndante vetëm mesazhin: “Loja me kukulla s’është serioze.

Përpjekja e të majtës shqiptare dhe e SHBA-ve nuk cakton kryetarin e udhëheqjen e forcës demokratike në vend”.

“Po të kthehemi në dhjetor zoti Escobar takoi Lulzim Bashën dhe jo vetëm kaq, por fiksoi edhe një takim në Uashington me të. Kësaj here erdhën, takuan pasardhësin e Bashës, do të thosha unë përsëri ato që kam thënë. Loja me kukulla s’është serioze, nuk funksionon në Shqipëri. Përpjekja siç e thash edhe në Kuvend ku e majta shqiptare, e majta e SHBA-ve dhe e mbarë botës nuk cakton kryetarin dhe udhëheqjen forcës demokratike dhe konservatore të Shqipërisë. Të tjerat janë çështje protokollesh”, përfundoi Berisha.

Arena e Lajmit

Vizita e zyrtarëve të DASH një ditë para Kuvendit të 30 prillit, Berisha: Loja me kukulla s’është serioze, e majta shqiptare dhe e SHBA-së nuk…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook