Zelensky kujton Nënë Terezën dhe i bën thirrje qeverisë shqiptare: Mbyllni portet për anijet dhe turistët rusë, mund të jenë xhelatët e Mariupolit

55

Një fjalim plot emocione, duke bërë që salla e Kuvendit të Shqipërisë të shpërthejë në duartrokitje. Gjatë fjalës së tij presidenti i Ukrainës, Zelenksy iu kujtoi shqiptarëve mirësinë dhe kontributin e Nënë Terezës, ndërsa i bëri thirrje qeverisë shqiptare të që mbyllë portet për anijet ruse apo dhe turistët.

“Unë i jam mirënjohës kombit që po e lufton këtë tirani, bashkë me mua sepse vetëm ne e ndalojmë Rusinë, në Ukrainë. Ne do jemi në gjendje të shpëtojmë ata nga ajo që populli juaj duhet ta dijë më mirë. Jam mirënjohës që nuk hezitoni të mendoni se kë do të mbështesni. Ju jeni padyshim në anën e lirisë dhe të së vërtetës, Faleminderit!

Faleminderit për hapat konkrete për Ukrainën për t’u kujdesur ndaj njerëzve tanë, ndaj fëmijëve tanë veçanërisht. Ky qëndrimi juaj ndaj popullit të Ukrainës në kohë të vështira për ne, më bën të kujtoj Shën Terezën shqiptare, jeta e të cilës është kthyer në simbolin e humanizmit për mbarë botën. Ajo mësoi njerëzit se përpjekjet e mira të përditshme mund të mposhtin të keqen.

Unë besoj se duke punuar me gjithë europianët në këtë mënyrë, në përpjekjet tona të mira të përditshme, ne do të jemi në gjendje të ndalojmë këtë luftë të filluar nga Rusia, por do jemi në gjendje të mbrojmë Europën në të ardhmen nga përsëritja e një kërcënimi të tillë.
Në paketën e gjashtë të sanksioneve që po diskutohet në Bashkimin Europian, ne duhet të këmbëngulim që të përfshijë embargon e naftës. Bankat ruse duhen zhdukur përfundimisht nga sistemi financiar global. Sado e vështirë të jetë, duhet të kufizohet qëllimisht lidhja me Rusinë sepse në mos sot, atëherë nesër Rusia do përdorë lidhjet tregtare për të goditur tregun tuaj kur të dojë, kur të dëshirojë nga ju koncensione ose lidhje politike. Ju duhet t’ia hiqni këtë mundësi Rusisë në kohën e duhur. Ju kërkoj të mbyllni portat për anijet ruse, ju duhet të kufizoni ardhjen e turistëve rusë, sepse nuk mund ta dini se kush erdhi tek ju, ndoshta vrasës apo ndoshta xhelatët e Mariopulit ose ndoshta ndonjë nga ata që po punon sot për të minuar vendin tuaj.
I jam mirënjohës Shqipërisë për bashkëpunimin e saj në platformën e Kombeve të Bashkuara.

Duhet të bëjmë një gjë parimore dhe të ndalojmë përdorimin e fondeve të OKB për të sponsorizuar. Nëse ajo shkel kartën e OKB-së, kërcënon sigurinë ushqimore të botës , shkatërron paqen në botë. Rusia nuk ka të drejtë të marrë asnjë cent nga Kombet e Bashkuara. Që nga viti 2014, Rusia pushtoi gadishullin tonë të Krimesë dhe filloi luftën në Dombas, OBK-ja ka blerë mallra dhe shërbime prej saj për të paktën 2 miliardë e gjysmë dollarë. Kjo thjeshtë është e padrejtë, nuk duhet të ndodhë.
Dekada më parë, Ukraina dhe Shqipëria u futën në rrugë e demokracisë dhe integrimit europan. Ne nuk devijuam nga kjo rrugë, së bashku ne jemi të përkushtuar për zhvillimin e lirisë dhe një Europe të bashkuar. Unë mendoj se, kur të vijë koha për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian, vota juaj do jetë e dëgjueshme në mbështetjen tonë. Jam i sigurt që tani, të gjithë në botë po tregojnë karakterin e tyre të vërtetë. Dikush është i madh në përmasa, por shumë i vogël kur duhet të jesh i guximshëm dhe dikush është i vogël në hartë, por ka një zemër dhe përzemërsi të madhe. Faleminderit Shqipëri, ju falenderoj për mbështetjen tuaj!
Lavdi Ukrainës!”, tha ai.

Zelensky kujton Nënë Terezën dhe i bën thirrje qeverisë shqiptare: Mbyllni portet për anijet dhe turistët rusë, mund të jenë xhelatët e Mariupolit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook