Espanjoli është në kërkim të një trajneri të ri, pasi Visente Moreno ka konfirmuar që do të largohet në fund të këtij sezoni.
Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, fiksimi i presidentit të klubit është ish-mbrojtësi i Italisë, Fabio Kanavaro, i cili nuk drejton asnjë ekip që nga prilli i vitit 2019.
Duket se kjo ofertë e tundon fituesin e “Topit të Artë” në 2006, ku do të gjejë në ekipin spanjoll dhe mesfushorin e Kombëtares Shqiptare, Keidi Baren.
Arena e Lajmit