Recetë nga znj Eneida
Përbërësit
1,5 filxhan çaji me qumësht
3/4 filxhan çaji, sheqer
1/4 filxhan çaji, pana e ëmbël
2 filxhanë çaji, arrë kokosi
Çokollatë për ëmbëlsira
Përgatitja
Vendosim qumështin me sheqerin në një tenxhere me temperaturë mesatare dhe e trazojmë deri sa të tretet sheqeri. Më pas shtojmë arrën e kokosit dhe e trazojmë deri sa të avullojë qumështi. Shtojmë panën dhe e trazojmë derisa të shikojmë që masa është e punueshme. Më pas me dorë i japim formën drejtkëndëshe dhe i vendosim në pjatë në frigorifer për 1 orë. Shkrijmë çokollatën dhe arrën e kokosit e kalojmë një e nga një në çokollatë. I lëmë të ftohen dhe i shijojmë.
Arena e Lajmit