“Dadoja më vodhi bizhuteri dhe para”, pas denoncimit të 30-vjeçarit me banim në Zvicër, procedohet penalisht gruaja

Policia Elbasan

Policia e Elbasanit ka nisur hetimet dhe ka vënë në ndjekje penale një 57-vjeçare pasi akuzohet nga punëdhënësi se i kishte vjedhur bizhuteri teksa kujdesej për fëmijët e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, në ngarkim të shtetases Sh. Xh., 57 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Sh. P., 30 vjeç, banues në Zvicër, se 57-vjeçarja, e cila është e punësuar si kujdestare për fëmijët, në banesën e tij, i ka vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Dadoja më vodhi bizhuteri dhe para”, pas denoncimit të 30-vjeçarit me banim në Zvicër, procedohet penalisht gruaja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook