Lojtarët shqiptarë që luajnë në Europë kanë bërë një paraqitje pozitive në fundjavën që lamë pas.
Faqja e mirënjohur e statistikave, “Sofa Score”, ka bërë vlerësimet për legjionarët që janë aktivizuar në Europë këtë fundjavë me skuadrat e tyre, ekskluzivisht për “Panorama Sport”.
Vendin e parë e mban mesfushori i Kombëtares, Odise Roshi, i cili luan me Bolusportin në kategorinë e dytë turke. Në fitoren e skuadrës së tij, shqiptari vlerësohet me notën 7,8.
Pas tij vjen Eros Grezda, i cili shënoi në humbjen 3-5 të Sibenik përballë Rijekës. Pavarësisht humbjes, shqiptari dha një performancë të mirë, duke u vlerësuar me notën 7,7.
I treti është Endri Çekiçi, i cili gjithashtu si Roshi, luan në Turqi, por një kategori më sipër me Koniasporin. Mesfushori dha asistin e golit të vetëm në humbjen e ekipit të tij me Karagumruk dhe për këtë vlerësohet me notën 7,3.
I katërti është mbrojtësi Marash kumbulla, i cili u vlerësua me notën 7,1 në barazimin e Romës përballë Bolonjas, duke e mbrojtur më së miri zonën e tij.
I pesti është Klaus Gjasula. Shqiptari luajti për 83 minuta në fitoren e thellë të Darmshtad ndaj Aue me shifrat 6-0, duke qëndruar në garë për të qenë në Bundesligë sezonin e ardhshëm. Për këtë sfidë, Gjasula është vlerësuar me notën 7,0.
VLERËSIMET SIPAS “SOFA SCORE”:
Arena e Lajmit