Xhanluixhi Donaruma ka qenë një nga lojtarët që menaxhoheshin nga Mino Raiola dhe në vitet e fundit, kontrata apo transferimi i tij i siguruar nga menaxheri italian kanë qenë gjithmonë çështje diskutimesh. Portieri sigurisht që i qëndroi gjithmonë besnik menaxherit dhe sot, ka postuar në rrjetet sociale një mesazh prekës kushtuar atij.
“Jam aq i trishtuar sa nuk e di nëse do të arrij të them të gjithë atë që do të dëshiroja.
Mino, ke qenë unik për mua, të falënderoj që ke qenë përkrah meje që kur isha një fëmijë e deri më sot dhe e di që edhe nga atje lart do të jesh gjithmonë duke më parë dhe duke më mbështetur siç ke bërë gjithmonë. Të kam bërë një premtim disa kohë më parë, ta dish që do ta mbaj…
Ta ndjej që tani mungesën”, shkruante portieri i përfaqësues italiane i cili gjatë verës së kaluar me insistimin e Raiolës u largua nga Milani për t’iu bashkuar PSG-së.
View this post on Instagram
Arena e Lajmit