Merret vendimi, ministrja Ibrahimaj: Nga nesër vaji i lulediellit do të importohet nga Maqedonia e Veriut

4548787

Në një konferencë të përbashkët me homologun maqedonas, Kreshnik Bekteshi, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi se nga dita e nesërme do të nisë import i vajit të lulediellit nga Maqedonia e Veriut, ndërsa më parë kryesisht importohej nga Ukraina.

“Nesër Republika e Maqedonisë së Veriut, do marrë vendim të rëndësishëm që do çelë eksportet e vajit të lulediellit për Shqipërinë që ishte një produkt që siç kemi bërë të ditur është një produkt që importohej nga Ukraina dhe ka pasur mungesë në tregjet ndërkombëtare e arsyeja pse çmimet kanë qenë më të rritura. Dua ta falënderoj ministrin për bisedat konstruktive dhe dua të siguroj që marrëdhënia e dy vendeve në kuadër të tregtisë do vijojë të jetë shumë e mirë e do vijojmë të lehtësojmë gjithë procedurat që kemi marrë përsipër në kuadër të Open Ballkan”.

Ku vendim vjen pas situatës së rëndë që ka prekur botën si pasojë e luftës në Ukrainë dhe mungesës së produkti.

Merret vendimi, ministrja Ibrahimaj: Nga nesër vaji i lulediellit do të importohet nga Maqedonia e Veriut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook