Ndërron jetë në moshën 74-vjeçare aktori i mirënjohur Dennis Waterman

Aktori Dennis Waterman, i njohur për rolet e tij në shfaqjet televizive duke përfshirë ‘Minder’, ‘The Sweeney’ dhe ‘New Tricks’, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.

Dennis Waterman në New Tricks in 2004

Lajmin e ka bërë me dije familja e tij përmes një deklarate ku thuhej: “Me pikëllim të thellë njoftojmë se i dashuri ynë Dennis ndërroi jetë në spital në Spanjë”. Ai vdiq të dielën pasdite me gruan Pam në krah. Familja kërkon që privatësia jonë të respektohet në këtë kohë shumë të vështirë”.

Dennis Waterman në William in 1962

I lindur në Londër dhe i shkolluar në ‘Corona Theatre School’, Waterman filloi karrierën e tij në një rol për ‘Fondacionin e Filmit për Fëmijë’, pas së cilit, në moshën 12-vjeçare, ai u ftua të bashkohej me kompaninë ‘Royal Shakespeare’ të Stratford. Ai vazhdoi rrugën drejt suksesit me rolin në ‘William’, përshtatja e ‘Just William’ nga BBC. Ai u bë një nga fytyrat më të njohura në televizionin britanik në vitet 1970 kur luajti George Carter në dramën policore të ITV-së ‘The Sweeney’.

John Thaw dhe Dennis Waterman në The Sweeney

Ai arriti suksesin më të madh në Minder nga viti 1979 deri në 1989 si Terry McCann.  Waterman vazhdoi të luajë në komeditë ‘On the Up’ dhe ‘Stay Lucky’, përpara një roli tjetër popullor dhe të gjatë si një tjetër detektiv në ‘New Tricks’, i cili u shfaq nga 2003 deri në 2015. Personazhi i tij Gerry Standing në ‘New Tricks’ shënoi kthimin e tij në një shfaqje të gjatë për herë të parë në një dekadë dhe luajti së bashku me aktorët James Bolam dhe Alun Armstrong.

George Cole dhe Dennis Waterman në Minder

Homazhet kanë nisur për të ndjerin, me Kay Burley që e përshkruan atë si një “aktor brilant që ishte një element kryesor në ekranet tona gjatë viteve ’70 dhe ’80”. “Loved The Sweeney. Loved Minder më shumë,” shkroi Burley në Twitter.

Nick Knowles kujtoi një udhëtim bamirësie në Bermuda që ai bëri së bashku me Waterman: “Unë nuk jam shumë lojtar golfi – ai ishte – por ishte koha e kaluar me të midis raundeve që ia vlente ta bëje udhëtimin. Një djalë vërtet i mirë.”

Ndërron jetë në moshën 74-vjeçare aktori i mirënjohur Dennis Waterman

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook