PAA fillon riorganizimin për zgjedhjet vendore, Duka: Me ambicie për të rikonfirmuar veten si forcë politike e qendrës

279806126 568929204591395 2835793777243976767 N

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka njoftuar se ka filluar procesi i riorganizimit të strukturave të saj në bazë, për ta finalizuar me Asamblenë Kombëtare.

“PAA vjen me ambicie për të marre pjesë në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm dhe për të rikonfirmuar veten si forcë politike e qendrës. PAA po punon për ristrukturimin e programit të saj politik dhe ideologjik, si një parti me sfond agro-mjedisor.

Në kushtet kur bujqësia është në degradim dhe kur fermerët po përballen gjithnjë e më shumë me probleme që lidhen me kushtet klimatike dhe politikat qeverisëse, PAA e ka për detyrë të pozicionohet në krah të këtij sektori, jetik për ekonominë e vendit. Jo thjeshtë me fjalë, por me një platformë të qartë zhvillimi afatgjatë.

Në kushtet kur situata mjedisore nuk po përmirësohet, përkundrazi problemet po mbulohen përmes shfaqeve qeveritare me aksione pastrimi, PAA e ndjen sërish për detyrë të vijë me një platformë për çështjet mjedisore.

Programi dhe objektivat e kësaj partie në sektorët e bujqësisë dhe mjedisit do të jenë edhe përcaktues në vendimmarrjet politike të kësaj partie”, thuhet në njoftimin e bërë përmes Facebook.

PAA fillon riorganizimin për zgjedhjet vendore, Duka: Me ambicie për të rikonfirmuar veten si forcë politike e qendrës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook