Presidenti i ri, propozimi i Mediut: Të përfshihen të gjithë deputetët e Kuvendit

Alibeaj Ne Konferencen E Kryetareve

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu propozoi nga Konferenca e Kryetarëve që të përfshihen të gjithë deputetët në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

Mediu theksoi se shqiptarët duhet të kenë një president mbi palët.

“Ky është një proces që duhet të përfshirë të gjithë trupën e deputeteve të Kuvendit. S’ka autoritet dhe as individë të caktuar apo parti të veçuara, por të gjithë të jenë të përfshirë. Propozimi im i parë, pasi është me rëndësi, është që të arrijmë në një marrëveshje që të kemi një president që të jetë mbi palët. Ndaj mendoj që të konsiderojmë dhe deputetët dhe grupet parlamentare dhe partitë.

I bëj kërkesë kësaj mbledhje që është në interes të këtyre negociatave, që të ketë një përfaqësi mes maxhorancës dhe opozitës. Duhet të kryhen këto negociata jashtë procesit formal. Mendoj se bëjmë shkelje flagrante të kushtetutes ndaj të mos kemi ngut të fillojmë në 10, por të kemi kohë për të vendosur kriteret që lidhen me funksionin e Presidentit. Të ezaurojmë gjithë procedurat pasi të ezaurojmë vullnetin e përbashkët për emrin e Presidentit. Ka njerëz që padyshim e meritojnë këtë vend dhe të jemi më mëndje hapur…”,- tha ai.

Arena e Lajmit

Presidenti i ri, propozimi i Mediut: Të përfshihen të gjithë deputetët e Kuvendit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook