Ross Mathews martohet me të fejuarin Wellinthon García në Meksikë, Drew Barrymore shoqëruese e çiftit!

Ross Mathews u martua me të fejuarin Dr. Wellinthon García në një ceremoni buzë detit të shtunën.

Gjyqtari i ‘RuPaul’s Drag Race’ dhe burri i tij u martuan në ‘Almar Resort’ në Puerto Vallarta, Meksikë – i njëjti vend ku çifti u takua dy vjet më parë. Të veshur me smoking të porsamartuarit bënë betimet para 110 të ftuarve.

Ishte një dasmë destinacion. Kështu që ne ftuam 130 njerëz, duke menduar se ndoshta do të vinin 50 njerëz. Por erdhën 110 njerëz – dhe unë jam i emocionuar!”- i tha Mathews “People”. Për shkak se Mathews jeton në Los Angeles dhe García në New York, çifti u përpoq të vendoste se ku do të mbante ceremoninë. “Më shkaktoi një ankth të madh. Por Drew Barrymore na tha, ‘Bëje aty ku duhet ta bësh dhe njerëzit që supozohet të jenë atje do të jenë atje’. Kështu që ne zgjodhëm vendin ku u takuam për herë të parë.”-tregoi ai.

Jo vetëm që Barrymore shkoi në dasmë, por ajo pranoi të ishte shoqëruesja e çiftit. “Unë isha në shfaqjen “The Drew Barrymore Show”. Një ditë po bënim një histori për dasmat dhe ajo më pyeti: “A do të kesh një vajzë që do mbajë lulet në dasmë?” Dhe e pyeta: Pse? Dëshiron të vish?” Dhe ajo tha: “Oh! A po më kërkon të jem shoqëruesja juaj?” Dhe të dy ramë dakord.”

Kur të ftuarit mbërritën në ‘Almar Resort’, ata morën çanta dhuratë me produkte për kujdesin e lëkurës nga Mario Badescu, duke përfshirë toner, SPF për fytyrën dhe balsam buzësh. Babai i Garcias përfaqësonte prindërit e çiftit ndërsa shoqëroi si García ashtu edhe Mathews në altar. Motra e Garcias, Racquel, drejtoi dasmën, nipat e tyre, Evan dhe Andrew, ishin mbajtësit e unazave.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ross Mathews (@helloross)

Mathews dhe Garcia shkruan vetë betimet e tyre. “E shkrova timen në tren për në qytet,” thotë Mathews, “dhe fillova të qaja. Ishte kaq dërrmuese, tek mendoja për të gjitha gjërat që doja t’i thoja.” Çifti shkëmbyen unazat e dizajnuara nga Jean Kemanjian në OIS & Co.

Pas ceremonisë, të ftuarit darkuan teksa Mathews zgjodhi artistë vendas për të performuar.  Mathews i tha gjithashtu “People” se dëshiron të kalojë sa më shumë kohë me të ftuarit e tij. “Ne do të kalojmë disa ditë në Puerto Vallarta me të gjithë të ftuarit tanë,” tha ai. “Më pas, ne do të shkojmë në resortin Las Alamandas. Është larg, pak jashtë Puerto Vallarta. Do të qëndrojmë atje për disa ditë.”

Dhe pas muajit të mjaltit? “Nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas, por e di që do të jemi të lumtur”, thotë Mathews. “Ky është fillimi i diçkaje të mahnitshme.”

Ross Mathews martohet me të fejuarin Wellinthon García në Meksikë, Drew Barrymore shoqëruese e çiftit!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook