VIDEO/ Barcelona rikthehet te fitorja në “Camp Nou”, katalanasit e Çavit rimarrin vendin e dytë

Barcelona është rikthyer te fitorja në “Camp Nou”. Katalanasit e Çavit, mposhtën Majorkën me rezultatin 2-1, në sfidën e vlefshme për javën e 34-të të La Ligës, duke u ngjitur në kuotën e 66 pikëve, 2 më shumë se Sevija e vendit të tretë.

barcelona

Katalanasit si zakonisht dominuan në zotërimin e topit, ndërkohë që në minutën e 25-të, Depaj zhbllokoi sfidën. Fillimi i fraksionit të dytë të lojës solli edhe një gol tjetër dhe këtë herë ishte mesfushori Buskets, i cili në minutën e 54-t, ndëshkoi skuadrën e Majorkës. Depaj në minutën e 73-të goditi traversën, ndërsa më pas shënoi Ferran Torres, por ky gol u anulua nga VAR.

Miqtë provuan ta rihapnin sfidën në minutën e 79-të me Raillo, por vetëm kaq, pasi në fund ishin katalanasit ata që festuan këtë triumf.

renditja

Një rikthim i rëndësishëm te fitorja për katalanasit që kishin humbur tre sfidat e fundit në “Camp Nou”. Për sa i përket shqiptarit të Kosovës, Vedat Muriqi, ai nuk ishte i disponueshëm në këtë takim, pasi ishte i pezulluar, sepse kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Barcelona-Majorka 2-1
Golat:
 Depaj 25’, Buskets 54’ / Raillo 79’

Arena e Lajmit

 


VIDEO/ Barcelona rikthehet te fitorja në “Camp Nou”, katalanasit e Çavit rimarrin vendin e dytë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook