Zbulohet emri e 60-vjeçarit të vrarë sot në Tiranë me thikë. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se ka mbetur i vrarë shtetasi Ilir Kapo, 60 vjeç.
Po kështu është identifikuar dhe shoqëruar autori i ngjarjes, shtetasi Olgert Dhimitri, 37 vjeç.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:15, në afërsi të shkollës “Harry Fultz”. 60-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra pasi u qëllua me thikë nga 37-vjeçari.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.