Fiku “2 qirinj” në fushë, flet kapiteni Bonuçi: Ditëlindje super, shiriti më jep adrenalinë

Lidhur pikërisht me pengjet e mundshme për kampionatin sivjet, Leonardo Bonuçi ndoshta tani ka peng 4 pikët e lëna në dy ndeshjet e fundit në shtëpi, humbja me Interin dhe barazimi me Bolonjën.

bonuci

“Jemi jashtë, ishim jashtë më saktë prej 2 javësh, ndoshta që në fillim të sezonit… Këtë nuk e di… Por nëse shohim renditjen, mendoj se nëse do të kishim pasur 2 apo 4 pikë më shumë në renditje, sigurisht që mund të besonim, pasi presioni duket qartë tashmë sidomos në dy skuadrat e para, prandaj… Pavarësisht kësaj, tani është e rëndësishme që të mbyllim rrethin dhe të marrim edhe atë pikë që na duhet për të mbyllur çështjen e vendit të katërt”, ishin fjalët e para të kapitenit.

Gjithashtu Bonuçi shtoi: “Personalisht mund të them se ishte një ditëlindje super. Më të bukur nuk mund ta kisha menduar, ndonëse nuk mund ta fsheh gjithashtu faktin se sa herë që trajneri më ka dhënë shiritin e kapitenit, brenda meje ndizet diçka që nuk është normale. Jam këtu dhe dua që të jap shembullin dhe nuk po flas vetëm kur më gradojnë si kapiten. Puthja e stemës së Juves? Kjo është skuadra ime dhe nga sezoni tjetër do të rikthehemi që të konkurrojmë sërish për titullin, por jo vetëm”, deklaroi 35-vjeçari.

Përgatiti: JETON STAMOLLA – Arena e Lajmit


Fiku “2 qirinj” në fushë, flet kapiteni Bonuçi: Ditëlindje super, shiriti më jep adrenalinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook