I kërkuar për disa vepra penale, ekstradohet nga Gjermania drejt Shqipërisë ish-truproja i Saimir Tahirit (EMRI)

Interpol

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Gjermania drejt Shqipërisë Hekuran Marku, 47-vjeçari i kërkuar për disa vepra penale. Gazetari Igli Çelmeta tha për Balkan Web se 47-vjeçari bëhet me dije se është ish-truproja i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Njoftimi: Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët gjermanë, u bë e mundur kapja në Gjermani dhe ekstradimi drejt Shqipërisë, i  47 vjeçarit Hekuran Marku.

Marku është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në kuadër të operacionit “Shpirti”, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

I kërkuar për disa vepra penale, ekstradohet nga Gjermania drejt Shqipërisë ish-truproja i Saimir Tahirit (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook