SERIA A/ Gara për titullin mbetet e hapur, mësoni të gjitha llogaritë e mundshme për çdo skuadër

Kur duhen edhe tre javë nga fundi i sezonit, lufta për titullin në Serinë A është më shumë e hapur. Milani dhe Interi garojnë, ndërsa Napoli shpreson te matematika. Dhe, duke pasur parasysh renditjen aktuale, hipoteza e dy skuadrave që arrijnë në krye me pikë të barabarta nuk përjashtohet aspak, ndaj t’i hedhim një sy rregullores.

MilanNapoliInterteams

RREGULLORJA E PËRCAKTIMIT TË TITULLIT NË RAST BARAZIE

Në rast të arritjes në vendin e parë me pikë të barabarta, kriteret për përcaktimin e renditjes janë si më poshtë:

– Pikët në ndeshjet direkte

– Golavarazhi në ndeshjet direkte

– Diferenca e përgjithshme në golavarazh

– Golat në total

– Shorti

LLOGARITË PËR ÇDO EKIP

MILANI (77 pikë)

– Kuqezinjtë mbajnë vendin e parë dhe kanë një golavarazh +31.

– Nëse e mbyllin me pikë të njëjta, Milani do të ishte përpara Interit falë barazimit 1-1 në fazën e parë dhe fitores 2-1 në fazën e dytë.

– Nëse barazinë do ta kishte me Napolin, atëherë kuqezinjtë do të renditeshin të dytët sepse ndërsa ndajnë nga një fitore secili, napolitanët kanë një golavarazh më të mirë.

INTERI (75 pikë)

– Zikaltrit kanë 72 pikë dhe një golavarazh +45.

– Me pikë të njëjta me Milanin zikaltrit dalin të dytët, ndërsa me pikë të njëjta me Napolin, shpallen kampionë, sepse kanë marrë një fitore dhe një barazim.

NAPOLI (70 pikë)

– Golavarazhi +36 e favorizon Napolin përballë Milanit dhe jo përballë Interit.

BARAZI TOTALE?

– Nëse të tria skuadrat e mbyllin sezonin me pikë të barabarta, matematika na mundëson të dimë kush e ngre trofeun.

INTERI, MILANI E NAPOLI ME PIKË TË BARABARTA

Milani 7 pikë, Interi 5 pikë, Napoli 4 pikë: Titullin e merr Milani.

Arena e Lajmit


SERIA A/ Gara për titullin mbetet e hapur, mësoni të gjitha llogaritë e mundshme për çdo skuadër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook