Vetëvrasja e 31-vjeçarit në Komisariatin e Kavajës, lihen në burg 3 policët

Kavaje Gjykata

Vetëvrasja e Ilvi Metës në Komisariatin e Kavajës, burg për tre policët që akuzohen për shpërdorim detyre. Gjykata e Kavajës ka vendosur të lërë në burg tre efektivët të cilët kishin për detyrë mbikëqyrjen e 31-vjeçarit në qeli. Ata akuzohen se nuk morën masa për parandalimin e ngjarjes

Bëhet fjalë për Bexhet Berberin, me detyrë inspektor, Rushit Kola, me detyrë inspektor dhe Petrit Brahimaj, me detyrë nënkomisar. Mësohet, se Berberi dhe Kola kanë qenë policë roje tek dhoma e paraburgimit, ku i riu kreu vetëvrasjen.

Kujtojmë se 31-vjeçari ishte arrestuar më 4 maj rreth orëve të pasdites pasi dyshohej se kishte vjedhur një makinë qepëse dhe prerëse pllakash.

Arrestimi i tij kishte ardhur me kërkesë të Prokurorisë së qytetit, e cila, pasi kishte analizuar shenjat e gishtërinjve në një banesë të vjedhur, ka dalë në përfundimin se ato i përkisnin Ilvi Metës. Nga ana tjetër, babai i djalit, në një prononcim për mediat tha se të birin e kanë akuzuar për një derë alumini, ndërsa i bëri thirrje autoriteteve të hetojnë rastin pasi akuzoi policinë.

Vetëvrasja e 31-vjeçarit në Komisariatin e Kavajës, lihen në burg 3 policët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook