EKSKLUZIVE / Të gjitha ndeshjet e Superiores në një orë, FSHF detyrohet të marrë borxh furgonë VAR-i

Federata Shqiptare e Futbollit vendosi që të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore në tre javët e fundit, të zhvillohen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë, për të pasur barazi gare. Një vendim i cili në fakt i krijon pak probleme institucionit të futbollit, pasi në teori, nuk ka në dispozicion sisteme VAR për të mbuluar njëkohësisht të 5 sfidat e elitës.

var shqiperi

FSHF disponon vetëm 3 furgonë për zhvillimin e ndeshjeve me sistemin VAR, ndaj për të luajtur 5 të tilla në të njëjtën orë, krijohet një problem jo o vogël logjistik sepse nuk i mbulon do të gjitha. FSHF e ka zgjidhur këtë duke marrë borxh furgonë për sistemin VAR.

“Panorama Sport” ka zbuluar se FSHF i është drejtuar për ndihmë Federatës së Kosovës, duke garantuar nga kjo e fundit dy furgonët që i duhen për të mbyllur aktivitetin në mënyrë normale. Akordi mes palëve është arritur shpejt dhe kështu, është bërë e mundur që të gjithë ndeshjet të zhvillohen me ndihmën e video-asistentit deri në mbyllje të kampionatit.

Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE / Të gjitha ndeshjet e Superiores në një orë, FSHF detyrohet të marrë borxh furgonë VAR-i

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook