“Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të Atdheut”, Meta mesazh për “5 majin”: Një ditë e madhe frymëzimi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë të Shqipërisë

Ilir Meta3

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve me një mesazh jo vetëm për ata që dhanë jetën për kauzën e lirisë.

Kreu i Shtetit shkruan se sot është edhe një ditë e madhe frymëzimi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë të Shqipërisë dhe për të qenë gjithmonë vigjilentë në mbrojtje të Sovranitetit dhe Pavarësisë.

“🇦🇱 5 Maji është një ditë kujtese dhe nderimi për Qemal Stafën dhe mijëra të rinj e të reja që dhanë jetën për kauzën e Lirisë.
Sot është edhe një ditë e madhe frymëzimi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë të Shqipërisë dhe për të qenë gjithmonë vigjilentë në mbrojtje të Sovranitetit dhe Pavarësisë. Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të paharruar të Atdheut!”, shkruan Presidenti Meta.

“Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të Atdheut”, Meta mesazh për “5 majin”: Një ditë e madhe frymëzimi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë të Shqipërisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook