Trajneri i Vijarealit, Unai Emeri ka folur ne konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Liverpul.
Tekniku i spanjollëve ka theksuar nivelin e skuadrës kundërshtare, duke e cilësuar si më të mirën në botë për momentin, si dhe ka folur lidhur me mundësitë e Vijarealit për kualifikim.
“Sot skuadra e Klop është më e mira në botë.
Në ndeshjen e parë ata u treguan perfekt, konkretizuan shanset që kishin, të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe ne.
Kemi bërë një sforco të madhe për të arritur deri këtu, finalja do të ishte një ëndërr.”, u shpreh Emeri.
Arena e Lajmit