Gazetari Milaim Zeka ka reaguar pas lirimit nga burgu të këngëtares Elsa Lila.
“Si do ta mertypin mutin moral, ata dhe ato qe deshen ta perdhosin, ta fundosin, e ta shkaterrojne artisten e madhe, e njeriun e mire: Elsa Lilen?! Ajo eshte liruar nga arresti, dhe çdo dyshim dhe akuze ka rene ne zorren e trashe te nje pjese te pismiletit shqipetar, qe behen hetues, prokuror e gjykates.Elsa, te gjithe njerezit e mire kemi besuar ne pafajesin tende.”, shkruan Zeka.
Kengëtarja ishte arrestuar më datën 16 mars në Itali me akuzën për përfshirjen në një grup kriminal që merrej me trafikimin e drogës.
Lajmi për lirimin e saj është publikura nga vetë daja i saj avokati Saimir Visha teksa shfaqen të dy së bashku duke drekuar dhe njokohësisht është shprehur se kanë rënë te gjitha akuzat e ngritura ndaj saj dhe se Lila është e pafajshme.