Statistikat flasin për Interin, ja e veçanta e zikaltërve ndaj skuadrave të tjera europiane

Interi ka mbajtur portën të paprekur në 8 nga 13 ndeshjet e fundit në transfertë. Në Europë, vetëm Mançester Siti ka bërë më mirë për momentin.

INTER

– Interi është skuadra që ka shënuar më shumë gola me kokë (18) në pesë kampionatet kryesore europiane në 2021-2022 (pas tij renditet Rene me 17).

– Që nga shtatori i kaluar (kundër Napolit dhe Fiorentinës) Udineze nuk kishte pësuar dy humbje radhazi në Serinë A në shtëpi.

– Në ndeshjen e tij të 250-të me Interin, Ivan Perisiç shënoi në ndeshjen e dytë radhazi në kampionat që nuk ndodhte që nga prilli 2019.

– Udineze dhe Fiorentina janë viktimat e preferuara të Ivan Perisiçit, ndaj të cilave ka shënuar nga 5 gola. Po ashtu këtë sezon, Perisiç ka shënuar 3 gola me kokë, më mirë se në çdo sezon tjetër të tij.

– Lautaro Martinez ka shënuar 21 gola këtë sezon në të gjitha kompeticionet, duke barazuar rekordin personal të 2019/20 (21).

Arena e Lajmit


Statistikat flasin për Interin, ja e veçanta e zikaltërve ndaj skuadrave të tjera europiane

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook