Ditën e sotme një aksident i rëndë është shënuar në kryeqytet, ku një 39-vjeçar duke drejtuar me shpejtësi mjetin e tij “G-Class” dhe duke mos respektuar semaforin, ka përplasur një çift bashkëshortësh dhe fëmijën e tyre vetëm tre muaj që ndodhej në karrocë.
Shoferi i mjetit, Ajas Sulejmani, pas ngjarjes braktisi mjetin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, por ra në prangat e policisë pak orë më vonë.
Pas arrestimit, policia i ka bërë të riut testin e drogës, ku ka rezultuar se ai ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Në videon e publikuar nga policia, shihet momenti kur efektivi i policisë i tregon rezultatet dhe i kërkon të firmosë, ndërsa ai nuk bën asnjë koment.