Vrau me thikë 60-vjeçarin për motive të dobëta, arrestohet i riu në Tiranë

Vrasja Ok

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 6 persona si dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë. Mes të arrestuarve është edhe 37-vjeçari O. DH., 37 vjeç i cili vrau me thikë I. K., 60 vjeç. Ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale
Njoftimi i Policisë:
Tiranë

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H., 19 vjeç, banues në Skrapar, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (përforcues grushti).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Dh., 37 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. K., 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 26 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe proceduan penalisht shtetasit E. I., 27 vjeç, dhe A. I., 51 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Shtetasit E. I., dhe A. I., për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin A. M. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi A. M., ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasve B. Xh., A. T., dhe R. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale

Vrau me thikë 60-vjeçarin për motive të dobëta, arrestohet i riu në Tiranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook