Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i ndodhur një ditë më parë në “Rrugën e Kavajës” në kryeqytet, ku 39-vjeçari Ajas Sulejmani përplasi me makinën e tij një foshnjë 3-muajshe dhe 2 prindërit e tij, Arjan dhe Vilma Konomi.
Sipas gazetarit Igli Çelmeta, foshnja ka lënë spitalin dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Mësohet gjithashtu, se edhe prindërit e fëmijës ndodhen tashmë në gjendje më të qëndrueshme dhejanë larguar nga kujdesi intensiv. Sakaq, sa i takon shoferit, policia i ka vendosur një masë administrative prej 1 milionë lekë të vjetrash si dhe pezullim patente për 2 vite.
Sipas raportimeve të gazetarit Çelmeta, Sulejmani ka pasur edhe më para masa të shumta administrative, për shpejtësi, mosvendosje të rripit të sigurimit dhe kalim të semaforit me ngjyrë të kuqe. Ndërkohë, menjëherë pas ngjarjes, Policia ka kryer një sërë kontrollesh në terren dhe gjatë kësaj ofensive, kanë pezulluar 79 leje drejtimi dhe ka arrestuar 16 drejtues mjetesh.
Arena e Lajmit