Alibeaj thirri mbledhjen e grupit, Berisha kërkoi të injorohej. Deputetët diskutime dhe debate për gati 2 orë në selinë e PD

Jor

Partia Demokratike ka mbledhur sot Grupin Parlamentar të PD. Për gati dy orë deputetët pjesëmarrës diskutuan dhe debatuan me njëri-tjetrin, ku dhanë propozimet e tyre për çështjen e presidentit të ri si dhe për krizën brenda partisë.

Në një mesazh drejtuar deputetëve, Kreu i Grupit, Enkelejd Alibeaj njofton dje se mbledhja do të zhvillohej ditën ne sotme në selinë blu në orën 17:00, mbledhje kjo e para pasi u vendos shkarkimi i tij. Ky njoftim erdhi fill pas deklaratës te deputetit Ervin Salianji, i cili ne një status ne Facebook e konsideroi të palogjikshme diskutimin e uljes me kryeministrin Rama për zgjedhjen e Presidentit teksa PD ka 3 muaj qe nuk ulet për te diskutuar.

“Përshëndetje! Nesër në orën 17:00 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi. Faleminderit!”, thuhej ne mesazh.

Kujtojmë se kjo mbledhje vjen pak ditë nga Kuvendi i 30 prillit i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ku u zgjodh edhe Këshilli i ri Kombëtar.

DEPUTETET PJESEMARRES DERI TANI NE MBLEDHJE
1. Kastriot Piroli
2. Orjola Pampuri
3. Jorida Tabaku
4. Dhurata Çupi
5. Merita Bakiu
6. Lindita Metaliaj
7. Emilja Koliqi
8. Seladin Jakupllari
9. Dashnor Sula
10. Zheni Gjergji
11. Eralda Tase Bano
12. Saimir Korreshi
13. Ervin Salianji
14. Kreshnik Çollaku
15. Enkelejd Alibeaj
16. Ferdinant Xhaferraj
17. Arbi Agalliu
18. Gazment Bardhi
19. Lefter Gështenja
20.Flamur Hoxha
21.Andia Ulliri
22. Ilda Dhori

Alibeaj thirri mbledhjen e grupit, Berisha kërkoi të injorohej. Deputetët diskutime dhe debate për gati 2 orë në selinë e PD

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook