![osmani-1-712x450-10 Osmani](https://www.arenaelajmit.com/wp-content/uploads/2022/05/osmani-1-712x450-10.jpg)
Të afërmit e Arjan dhe Vilma Konomit, çiftit të aksidentuar ditën e djeshme në Tiranë, kanë dhënë detaje të tjera lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.
Ata kanë thënë se Vilma u përmend mëngjesin e sotëm dhe sapo hapi sytë, kishte kërkuar vajzën e saj tre muajshe. Sapo ka parë që fatmirësisht vajza e saj ishte shëndoshë e mirë, vetëm një gërvishtje në faqe, nëna është qetësuar.
“Stafi i spitalit është kujdesur shumë për ta dhe i vuri në një dhomë të dy bashkëshortët. Vilma u përmend sot në mëngjes sepse ka qenë e pa vetëdijshme. Sapo hapi sytë kërkoi vajzën. Kur pa se nga përplasja vajza 3 muajshe ka marrë vetëm një gërvishtje në faqe, u qetësua”, thanë prindërit për Tch.
Çifti dhe vajza e tyre u shtruan ditën e djeshme në Spitalin e Traumës, pas aksidentit të shkaktuar nga 39-vjeçari Ajas Sulejmeni, i cili u fut me semafor të kuq, duke i përplasur ata ne vijat e bardha.
Pas aksidentit, ai u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por u kap pak orë më vonë. Pas testit të kryer, ai rezultoi nën efektin e drogës.