Ndarja e parakohshme nga jeta e Mino Raiolës ka trondiotur botën e futbollit, pasi ai ishte një nga menaxherët më të njohur i cili kujdesej për interesat e disa prej emrave më të famshëm të këtij sporti, një përandori e vërtetë që qarkullonte qindra miliona euro në vit dhe që tashmë rrezikon të shpërbëhet.
Për momentin, kontratat e lidhura nga italiani do të ndalojnë që të ndodhë një gjë e tillë, ndërsa vendin e tij në tavolinë e bisedimeve pritet që shumë shpejt ta marrin persona shumë të afërt me të, të cilët në fakt prej kohësh merreshin me veprimet operative të kompanisë.
E përditshmja gjermane “Bild” ka zbërthyer se si operon kompania e Raiolës, e cila në fakt është një lloj biznesi familjar, në të cilin veprojnë persona shumë të besuar të cilët prej shumë vitesh kanë qëndruar përkrah tij dhe pritet të vazhdojnë punët operative.
Djali i tij Mario, nipi Vinçenco, menaxheri Zhoze Fontes Rodrigues, avokatja Rafaela Pimenta dhe zëdhënësja për shtyp Enrika Tarki kanë punuar prej vitesh nën urdhrat e Raiolës dhe janë në dijeni të çdo plani e lëvizje të planifikuar për lojtarët.
Çështja me problematike në këtë moment duket ajo e Pogba i cili mbyll kontratën te Mançester Junajtid dhe ajo e Erling Haland i cili do të largohet nga Borusia Dortmund. Por në këtë rast është avokatja braziliane Rafael Pimenta ajo që do të merrte direkt me këta futbollistë, karrierën e të cilëve ka ndjekur që në hapat e parë dhe ka qenë ajo pika e kontaktit për shumë vite. Pritet pikërisht që avokatja braziliane, një person larg vëmendjes së mediave, të drejtojë punën këtë verë ku përtej mbylljes së këtyre transferimeve, do të mundohet të ndalojë largimin e futbollistëve drejt kompanive të tjera.
Nipi Vinçenco, ishte përgjegjës për çështjet logjistike të futbollistëve në Serinë A, e tashmë do të merret edhe me të tjerët në të gjithë botën. Ndërsa djali i tij Mario, parashikohet që të përgatitet që në të ardhmen, të bëhet kreu i kompanisë duke shpresuar që të ndjekë gjurmët e babit të tij në botën e futbollit.
Arena e Lajmit