Cristiano Ronaldo po shfrytëzon kohën e lirë për të shijuar pushimet me partneren e tij Georgina Rodríguez, disa ditë pasi njoftuan humbjen e një prej foshnjave të tyre gjatë lindjes.
Manchester United, skuadra ku luan CR7, u dha pushim lojtarëve pasi u mund nga Brighton 4-0, duke humbur kështu mundësinë për t’u kualifikuar në Champions League.
Edhe pse tashmë e dimë se humbja nuk është diçka që i pëlqen futbollistit portugez, në këtë rast ai vendosi të shfrytëzojë kohën për të pushuar me partneren e tij pas ngjarjes së trishtë që përjetuan në çift dhe që e cilësuan si një dhimbje të madhe.
Futbollisti publikoi në Instagramin e tij një foto nga pushimet, të cilën e shoqëron me një zemër, ndërsa nuk ka preferuar të bëjë të ditur vendndodhjen.
Futbollisti lajmëroi me pikëllim, pak javë më parë se djali i tij i posralindur ka ndërruar jetë duke shtuar se kjo është dhimbja më e madhe për çdo prind.
“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se foshnja jonë ka ndërruar jetë, është dhimbja më e madhe që mund të ndjejë çdo prind. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi”, thuhet në postimin që futbollisti bëri asokohe.