Ishte fare pranë skuadrës tjetër të Serisë A, titullari i Milanit merr vendimin e papritur

Alesio Romanjoli po vuan të largohet nga Milani. Kapitenit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe dukej se do të transferohej tek ekipi i tij i zemrës, Lacios.

ROMANJOLI

Dihet që presidenti Lotito është dorështrënguar dhe në ofertën e tij ka vendosur vetëm 2.2 milionë euro.

Propozim shumë i ulët për pretendimet e 27-vjeçarit, i cili dëshiron të paktën 3 milionë euro plus bonuse. Situata duket e bllokuar dhe vështirë se bardhekaltrit mund të mbërrijnë në shifra më të larta.

Nga ky bllokim mund të përfitojë Milani. Mbrojtësi mund ta gjejë veten të detyruar të pranojë ofertën e kuqezinjve e cila ka qenë për 3.5 milionë euro në sezon.

Romanjoli e pati refuzuar sepse ishte shumë më pak se 5 milionë që paguhet aktualisht, por duke parë se nuk po i vijnë propozime më të mira mund të vendosë të bëjë prapaktheu duke vazhduar aventurën e tij milaniste, e cila zgjat prej shtatë sezonesh.

Arena e Lajmit


Ishte fare pranë skuadrës tjetër të Serisë A, titullari i Milanit merr vendimin e papritur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook