Një 85-vjeçar është gjetur pa shenja jete në malin e Trebishtit. Policia thotë se i moshuari ka qenë i shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga banesa disa ditë më parë.
Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Në malin e fshatit Trebisht, është gjetur pa shenja jete shtetasi R. S., 85 vjeç, i cili ka qenë i shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga banesa, më datë 20.04.2022. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune”, thotë policia.