“Jetoj me tre burra në shtëpi”/ Çiljeta në një rrëfim ndryshe për jetesën me Albanin dhe djalin e tij

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga në një rrëfim për familjen e saj ka theksuar se ajo i është përkushtuar më shumë të dashurve të saj duke lënë mënjanë karrierën.

ciljetaxhilaga_127714809_716605522601609_3716332287822268157_n-e1612270972314

Ajo tregoi se dy djemtë duhen shumë me njëri tjetrin, dhe djalin e Albanit e do njësoj si të sajin teksa shtoi se në këtë mënyrë ajo jeton me tre burra në shtëpi.

“E kam dashur gjithmonë familjen, sepse ashtu jam rritur. Atëher ishte koha e karrierës, tani është pjesa e familjes, të dyja bashkë është vështirë t’i bësh. Unë jam me tre burra në shtëpi e dashur. Ka pafund lodhje por e dua shumë. Djali Abanit dhe Fernando duhen shumë dhe i unë i dua shumë. Unë dua fëmijë, pro kur të ketë rrisk zoti.  Lidhja më ka pjekur, të kesh përgjegjësi për dy fëmijë është përgjegjësi shumë e madhe. Jam shumë e lumtur dhe e bëj me shumë dashuri. Unë gjithmonë kam ndjekur zemrën, s’më ka ndikuar askush. Jam rritur para kohë, kam ndenjur me njerëz më të rritur. Jam rritur me dy prindër që më kanë plotësuar çdo gjë. Thjesht kam qenë me fat që kam bërë shumë gjëra, gjithmonë kam qenë e pavarur. 16 vjeçe jam paguar për herë të parë”, u shpreh Çiljeta në emisionin “Goca dhe Gra”.

“Jetoj me tre burra në shtëpi”/ Çiljeta në një rrëfim ndryshe për jetesën me Albanin dhe djalin e tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook