Mbledhja e sotme pa kuorum? Alibeaj: Refuzoj që të konsideroj grupin parlamentar si çështje numash, disa deputetë kishin impenjime

Alibeaj

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PD-së të thirrur nga Enkelejd Alibeaj nuk ishin të pranishëm të gjithë deputetët demokratë, por vetëm 22. Në një prononcim për mediat Alibeaj tha se refuzon që ta konsideroj Grupin Parlamentar të PD si çështje numrash, duke shtuar se disa prej deputetëve kishin impenjime të tjera. Ai nuk pranoi se mbledhja nuk kishte kuorum.

“Jo nuk është e vërtetë. Mbase mund të keni dëshirë por nuk është e vërtetë. I di rregullat e rregullores. Grupi parlamentar numëron 36 deputetë. Megjithatë, për shkak se disa deputetë kishin disa impenjime të tjera. Por për interesin tuaj, edhe për deputetët e tjerë, ata që keni ndërmend, të gjitha çështjet që u diskutuan sot do t’iu ofrohen që të shprehin opinionin e tyre. Për të gjitha çështjet.”, tha ai.

Ai tha se kriteret do të përcaktojnë se cili do të jetë presidenti më i mirë për shqiptarët.

“Po sikur unë, Enkelejd Alibeaj, propozimin ta bëjë grupi parlamentar a do të ishte mirë? Kriteret duhet të përcaktohen se cili është profili që do të donin shqiptarët. Po, duhet t’i referohemi zotit Xhaferri, që s’duhet të përdoremi. Do e shihni fare mirë kur të sintetizohet propozimi ynë. Do e shihni fare mirë se cili nivel është…Propozimet do i shihni se si do të sintetizohen dhe do të diskutohen në mbledhjen e radhës.”, tha ai.

Teksa u pyet për faktin nëse do të nisin procesin për zgjedhjen e presidentin, pa shumicën e deputetëve demokratë, Alibeaj tha; “Refuzoj që ta shoh këtë si demonstrim numrash, Nuk vendosen deputetet te PD në testin 30, 37, jo. Deputetët e PD e kanë dinjitetin, identitetin, kurajon civile dhe politike për të mbajtur qëndrimet e qarta. Unë refuzoj që të konsideroj grupin parlamentar si çështje numash. Me rëndësi është zëri i çdo deputeti, detyrimi për të shprehur vullnetin për çështje për të cilat është zgjedhur, për zgjedhësit që duhet të shkojë deri në fund.”, shtoi ai.

Arena e Lajmit

Mbledhja e sotme pa kuorum? Alibeaj: Refuzoj që të konsideroj grupin parlamentar si çështje numash, disa deputetë kishin impenjime

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook