Duket se pjesa dërrmuese e njerëzve në rrjetet sociale nuk po e merr seriozisht Amber Heard. Gjyqi i saj dhe Johnny Depp ka qenë kryefjalë e mediave për javë të tëra me deklarata dramatike dhe shqetësuese nga të dyja palët. Por një gjë e re, në dukje e rastësishme nga Heard është bërë trendi më i ri i TikTok.
Një fragment nga dëshmia e saj më 4 maj është bërë viral me përdoruesit e TikTok që vazhdojnë fjalinë e Amber duke gjetur fjali me rimë. “Qeni im shkeli një bletë”, -kujtoi Heard në gjykatë ndërsa jepte detaje rreth ditës që ajo dhe ish-bashkëshorti i saj Depp u zunë keq. Në anglisht kjo fjali është “My dog stepped on a bee” dhe fjalitë pasuese duhet të mbarojnë me -i që të kenë rimë.
TikTokersat janë fiksuar pas saj dhe kanë krijuar me mijëra video- duke mbledhur qindra mijëra, por edhe miliona shikime. Videot virale fillojnë me klipin origjinal “Qeni im shkeli një bletë” nga dëshmia e Heard dhe njerëzit më pas vijojnë me poezinë e tyre.
@hashtagghosting123 #stitch with @jeff.rad ♬ original sound – Cloeann hardee
Një përdorues solli klipin e Heard me një fragment nga videoklipi i Queen për këngën e tyre të vitit 1984 “I Want to Break Free” duke mbledhur 1.8 milionë shikime.
Në një video tjetër virale, e cila ka 2.2 milionë shikime, një bletë virtuale shihet duke notuar në ajër duke thënë: “Amber po thotë gënjeshtra për mua”, pra “Amber’s telling lies about me.”
@vinyl_haus #stitch with @jeff.rad #mydogsteppedonabee #amberheard #johnnydepp #justiceforjohnnydepp ♬ original sound – Vinyl Haus
Ja ku e keni edhe versionin shqiptar:“My dog stepped on a bee/ S’po dimë kur me shku në Shqipni/ As kafja s’është tu mu pi/ Kush din me bo fli”.
@dhysaj #stitch with @attyj_ a din kush me ba fli?… PART 2 #albania #albanian #kosovo #like #share #funny #comedy #fyp #foryou #viral #trend ♬ original sound – Dorian
Heard tregoi se si qeni i saj u plagos, duke e çuar atë te një veteriner në ditën kur ajo pretendoi se Depp i futi duart në vende intime për të gjetur kokainën sipas saj. Aktorja tha se ishte në të njëjtën ditë që kishin mbledhur kërpudha gjatë një udhëtimi në Kaliforni me miqtë. Heard dëshmoi se Depp e akuzoi atë se ka fshehur drogën, i grisi fustanin dhe filloi ta ngacmonte.
“Ai po më thoshte: “Ne do të bëjmë një kërkim. Ai futi gishtat brenda meje,” vazhdoi ajo, duke shtuar se “Unë thjesht po qëndroja aty si budallaqe” ndërsa ai futi gishtat brenda meje”. Heard po mbrohet kundër pretendimeve se ajo shpifi ndaj Depp dhe dëmtoi karrierën e tij në ‘Hollywood’ kur ajo shkroi një ese në vitin 2018 në ‘Washington Post’ duke e përshkruar veten si “një figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”. Edhe pse në artikull nuk përmendej emri i Depp, lexuesit nxituan ta lidhnin ish-bashkëshortin e saj me akuzat për abuzim.