Policia ka arrestuar një 35-vjeçar nga Erseka, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.
Burime bëjnë me dije se ka qenë babai i të miturës i cili ka denoncuar 35-vjeçarin, i cili punonte si shofer i një furgoni të linjës Tiranë-Korçë.
Babai i vajzës ka deklaruar se gjatë udhëtimit të të bijës në këtë furgon, shoferi e ka ngacmuar atë seksualisht, duke e prekur në trup pa dëshirën e saj.
“Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, i shtetasit A. B., 35 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.