Klea Huta ka folur si rrallëherë për jetën personale duke u ndalur në një moment i konsideruar si i sikletshëm nga shumë vajza, takimi me vjehrrën.
E ftuar në “Goca dhe Gra”, Klea tregoi se që në momentin e parë, vjehrra e kishte parë si vajzën e saj, dhe të dyja kishin shumë të përbashkët.
“Mashkulli e mban balancën e shëndetshme mes gruas dhe nënës. Unë jam një mrekulli. Kam marrëdhënie shumë të mirë me prindërit e Gitit. Ai i ndan shum mirë raportet dhe relatat. Unë me mamin e Elgitit jemi të dyja gaforrja. Shumë gjëra të ngjashme, ndjeshmëria, mirësia. Kur e kam takuar për herë të parë, më ka parë si vajzën e vet, kjo i sheshoi gjërat, i ngjiti menjëherë. Unë e kam trajtuar si mamanë, ajo si vajzën”, tregoi Klea Huta.
Gjithashtu, Klea zbuloi se së fundmi Elgiti ka qenë shumë i zënë me koncerte duke shtuar se më shumë e shikojnë Donald dhe Romeo Veshaj se sa ajo. Ajo rrëfeu se nuk i ankohet këngëtarit në lidhje me këtë gjë pasi kanë zgjedhur të rrinë me njëri-tjetin duke pasur parasysh profesionet e tyre ndaj i kanë toleruar gjërat në heshtje.
“Elgitin s’po e shoh në shtëpi unë e shkreta. Po e sheh Romeo me Donaldin më shumë se unë. Të them të drejtën nuk i ankohem sepse kur e mori përsipër që të bënte koncertet e dija shumë mirë që s’do e shikoja në shtëpi. Ai dhe unë kemi zgjedhur të rrimë me njëri-tjetrin me profesionet që ne kemi, jemi të dy njerëz nga showbizi që e kemi kuptuar njëri-tjetrin dhe i kemi toleruar gjërat në heshtje. Ne që në fillim të lidhjes tonë Giti punonte deri vonë në studio me këngëtarë, me këngëtare. Besimi ka qenë i konsoliduar që në fillim. Unë ia kam lënë të gjithë lirinë time, secili duhet të bëjë jetën që do dhe të jetojë jetën e vet në format e tij dh ne të dy e kemi arritur këtë balancë jetësore. Kur Giti nuk ka asnjë lloj shqetësimi nga unë, shkon nëpër koncerte, kthehet pas dy-tre ditësh me shokë, me njerëz që nuk i njoh dhe nuk ka nga unë asnjë lloj xhelozie… Ai kthehet te unë dhe më dashuron akoma më shumë.”– tha ajo.
Elgiti dhe Klea u martuan në fshehtësi të plotë në fillim të 2020. Ata kanë publikuar në Instagram pamje të shkëputura nga seti fotografik i realizuar në Marrakech. Ndërkohë po atë vit ata u bënë prindër për herë të parë të një djali, Kridit.