Një sherr është shënuar në Delvinë. Burime për “BalkanWeb”, bëjnë të ditur se dy vëllezër, Erjon alias Aleksandër Ruçi dhe Klaudion Ruçi kanë dhunuar dy punonjësit e kompanisë që sillnin tuba për ujësjellësin, R. K., dhe A. G. Mësohet se vëllezërit kanë dhunuar punonjësit, pasi tubacioni i ri që do të sillte ujin, do të kalonte pranë pronës së tyre.
Kësisoj, pas debatit verbal ka pasur edhe dhunë fizike, si dhe i kanë shkatërruar automjetin e ujësjellësit dy punonjësve.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës” shtetasit K. R., 34 vjeç dhe E.(A). R., 39 vjeç, banues në Delvinë, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve R. K., 33 vjeç, banues në Gjirokastër dhe A. G., 36 vjeç, banues në Lezhë, si dhe u kanë shkatërruar automjetin e ujësjellësit që kishin në përdorim. Gjithashtu u referuan materialet për shtetasin A. G., 36 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka bërë kallëzim shtetasja H. R., 66 vjeçe, banuese në Delvinë, se 36-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Arena e Lajmit