“A duam bashkim? S’kishte arsye që deputetët të mungonin”/ Korreshi tregon prapaskenat e mbledhjes së grupit: Nuk pati debate, edhe Salianji ishte dakort që…

Koreshi

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Frontline” në News24 ku dha edhe detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD të mbajtur ditën e sotme.

Korreshi tha se nuk pati ndonjë debat por pati dakortësi që duhet të konsultohemi për Presidentin.

Lidhur me ish-kryeministrin Berisha dhe procesin ne degë ai tha se lë shumë për të dëshiruar ndërsa nuk mund të mohohet që ai ka mbështetjen më të madhe të militantëve në terren.

Cili ka qene qëndrimi juaj?

Së pari duhet të merrej mendimi i kolegëve, i të gjithëve. Vetëm pas një vendimmarrje midis kolegëve deputetë ne do të kalojmë në fazën e dytë. Unë mendoj që ne duhet të marrim pjesë. Bojkoti asnjëherë nuk na ka dhënë të drejtë.. Duhet të marrim pjesë, por gjithmonë në bazë të votës së marrë nga Grupi Parlamentar. Nuk shikoj asnjë arsye pse deputetet nuk marrin pjesë. Nuk pati ndonjë debat, ra një dakortësi që duhet të konsultohemi por për sa i përket Presidentit edhe Salianji ishte dakort që duhet të marrim pjesë në bisedime. Nëse nuk vendosim procedura dhe kërkesa që do të respektohen nga pala tjetër është e kotë të hyjmë në bisedime. Kemi fuqinë, veprimin dhe kthjelltësinë që ta zgjedhim vetë Presidentin e ardhshëm. Të gjejmë një president që të jetë ruajtësi i Kushtetuës.

Ishit të kënaqur me Ilir Metën?

Nëse ka një President që duket se i ka shërbyër opozitës ka qenë duke bërë punën e vet. E ka caktuar dhe e ka zgjedhur Rama.

 

Duke qenë se Berisha është lideri historik, ka pas njerëz, miq, shokë dhe ka aksesin më të madh te militantët në bazë. Për këtë të jemi të bindur të gjithë. Përballë zotit Berisha asnjë nuk fiton përballë. Se si ka shkuar procesi për mua lë për të dëshiruar. Nëse unë do të kandiddoj psh që absolutisht nuk do e bëj do pyes tani a më duan, a më mbështesin, duhet të jesh dikushi. Të gjithë demokratët duhet të të njohin si personazh. Një proces i tillë kërkon dhe anë financiare. Kryetarët e degëve janë vendosur nga Komisioni i Rithemelimit. A duhet të bashkojmë demokratët? Iku Basha? Po. Berisha menjëherë pas ikjes së Bashës hyri në seli. Ne në rast se nuk bëhemi bashkë nuk vijmë në pushtet dhe këtë e faktoi data 6. Janë demokratët ata që votojnë, por është një pjesë gri që vendos fitoren. Sot ti je në minorancë dhe nuk u ofron asnjë ndihmë sepse janë në dorë të PS-së.

“A duam bashkim? S’kishte arsye që deputetët të mungonin”/ Korreshi tregon prapaskenat e mbledhjes së grupit: Nuk pati debate, edhe Salianji ishte dakort që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook