Ish-mesfushori i Juventusit, Marko Tardeli, ka folur për situatën aktuale të Dushan Vlahoviçit, i cili ka humbur papritur nuhatjen e tij për gol, ndonëse më shumë sesa bomberit serb, ai ia vë fajin mesfushës inekzistente të bardhezinjve:
“Vlahoviç më parë shënonte gol dhe ishte pikërisht lojtari që i mungonte Juventusit në ato momente të fillimvitit 2022. Tani është shuar edhe për shkak se është bashkuar me realitetin e Juventusit.
Problemi i madh i kësaj skuadre është mesfusha, jo Vlahoviç, sepse mesfusha është ajo që ekuilibron gjithçka ndodh mes mbrojtjes dhe sulmuesve.
Nëse nuk ke mesfushë, atëherë mos pretendo kurrsesi që të presësh një lojë pozitive qoftë nga reparti i prapavijës, ashtu sikurse nga ai ofensiv”, tha Tardeli.
Arena e Lajmit