Konfirmohen trukimet në Kategorinë e Dytë, FSHF përjashton tre klube dhe arbitrin durrsak

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka vendosur ditën e sotme përjashtimin për pesë sezone të tre klubeve të Kategorisë së Dytë, konkretisht Bulqiza, Gramshi dhe FC Internacional Tirana dhe dënimin me dy vite të zyrtarit të ndeshjes Bulqiza-Veleçiku, Memet Koçi, për dështim në raportimin e shkeljeve të Kodit të Etikës.

kategoria-e-dyte

Pas marrjes së informacionit të nevojshëm dhe pyetjen e aktorëve të përfshirë në këto ndeshje, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës gjeti se kishte elementë të paracaktimit të rezultateve sportive, gjë e cila është në kundërshtim me parimet e fair-play-t dhe integritetit të garës.

Çudia në ketë mes është që Internacional Tirana është klubi në pronësi të Ervin Cenollarit njëkohësisht anëtar i Komitetit ekzekutiv të FSHF-së.

LEXO EDHE: Komisioni i Disiplinës dhe Etikës merr vendimin drastik, ja gjoba që do të paguajnë tre klubet e dënuara

Arena e Lajmit


Konfirmohen trukimet në Kategorinë e Dytë, FSHF përjashton tre klube dhe arbitrin durrsak

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook